Vendim për përcaktimin e Planit për zgjidhjen politike të situatës se tanishme në Kosovë e Metohi
Në pajtim me Rezolutën e Kuvnendit Popullor të Republikës së Serbisë për Kosovën e Metohinë nga 26 marsi i vitit 2004, me Deklaratën e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë për Kosovën e Metohinë nga 27 gushti i vitit 2003, Deklaratën e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë lidhur me gjendjen në Kosovë e Metohi,me obligimet e komunitetit ndërkombëtar dhe të Qeverisë së Republikës së Serbisë nga 31 maji 200l dhe Rezolutën e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë për gjendjen në Kosovë e Metohi dhe pozitën e popullit serb dhe të pjesëtarëve të komuniteteve të tjera joshqiptare nga 4 maji i vitit 2001, Në pajtim me obligimin e Republikës së Serbisë që si shtet anëtar i bashkësisë shtetërore Serbia e Mali i Zi të jepë kontributin e plotë në implementimin konsekuent të Rezolutës l244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga l0 qershori i vitit l999 , të Marrëveshjes teknike-ushtarake për Kosovën e Metohinë nga 9 qershori i vitit 1999 dhe Dokumentit të përbashkët mbi bashkëpunimin e RF të Jugosdllavisë dhe UMNIK-ut nga 5 qershori i vitit 200l. Duke u nisur nga fakti se Kosova e Metohia është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe e Bashkësisë Shtetërore Serbia e Mali i Zi , në bazë të nenit 73 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe të nenit l30 të Rregullores së punës të Kuvendit Popullor të Republiksë së Serbisë , në Seancën e dhjetë të Sesionit të parë të rendit në vitin 2004, mbajtur më 29 prill 2004, mori këtë PËR PËRCAKTIMIN E PLANIT PËR ZGJIDHJEN POLITIKE TË SITUATËS SË TANISHME NË KOSOVË E METOHI 1. Me këtë Vendim përcaktohet Plani për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi. Plani për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi është botuar bashkë me këtë vendim dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Obligohet Qeveria e Republikës së Serbisë që në zhvillimin e politikës së Republikës së Serbisë dhe në ushtrimin e kompetencave të tjera të përcaktuara me Kushtetutë e ligj, e që kanë të bëjnë me Kosovën e Metohinë -të niset nga Plani për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi. Obligohen edhe organet e tjera shtetërore në Republikën e Serbisë që në ushtrimin e kompetencave të veta të përcaktuara me Kushtetetuë e ligj ,përkitazi me Kosovën e Metohinë - të nisen nga Plani për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi. Obligohen organit kompetente shtetërore në Republikën e Serbisë që , në bashkëpunim me organet komptente të Bashkësisë Shtetërore Republika e Serbisë dhe Mali i Zi dhe organet kompetente të Republikës së Malit të Zi , me rastin e zhvillimit të aktiviteteve në politikën e jashtme lidhur me situatën e tanishme në Kosovë e Metohi - të nisen nga Plani për zgjidhjern politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi . 3. Plani për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi është suazë për bisedime eventuale për autonomin territoriale në Kosovë e Metohi me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë e Metohi dhe jashtë saj. 4. Obligohet Qeveria e Republikës së Serbisë që në implementimin e këtij vendimi të informojë Parlamentin Popullor të Republikës së Serbisë . 5. Ky vendin hyn në fuqi ditën e nesërme nga data e shpalljes në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë".
NË KOSOVË E METOHI Dokumentet themelore politike e juridike të qytetërimit modern konfirmojnë dhe forcojnë vlerat universale të dinjitetit të natyrshëm , të të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë njerëzve e të cilat janë bazë e lirisë , të së drejtës e të paqes në botë . Këto dokumente ,siç janë : Karta e Kombeve të Bashkuara, Deklarata e përgjithshme për të drejtat e njeriut , Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike , Konventa europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive elementare , përcaktojnë se mbrojtja e jetës së njeriut , e lirisë dhe sigurisë janë obligim themelor i çdo pushteti publik, si të pushtetit shtetëror , ashtu edhe të pushteteve ndërkombëtare - organizatave ndërkombëtare dhe të mekanizmave të tyre juridike e të sigurisë. Kjo gjë duhet të vijë edhe më tepër në shprehje kur mandati për sigurimin dhe mbrojtjen efektive të këtyre vlerave i është dhënë Kombeve të Bashkuara , siç është rasti me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe praninë e Kombeve të Bashkuara në Krahinë të Kosovës e Metohisë pas luftës në vitin l999. Kombet e Bashkuara janë formuar me dëshirë që "të konfirmojmë besimin në të drejtat elementare të njeriut , në dinjitetin dhe vlerën e personalitetit të njeriut".Mirëpo, vlerat e përmendura të qytetërimit nuk po realizohen fare, ose realizimi i tyre është vështirësuar esencialisht , që nga fillimi i mandatit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e Metohi.Ndër shumë shkaqe historike të trashëgura ,por ndër ato edhe të kohës më të re të këso gjendjeje , vend të theksuar këtu ka distanca e madhe etnike e cila shpesh shndërrohen në urrejtje dhe ekskluzivitet etnik.Kjo urrejtje sot është duke u shprehur veçanërisht në intolerancë të plotë të shqiptarëve etnikë , që përbëjnë shumicën e popullatës së Krahinës, ndaj serbëve që sot ka mezi diç më tepër se një e treta kundrejt numrit që jetonte në Krahinë para shtrimit të saj nën mandatin e Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999. Serbia nuk pretendon të zvogëlojë përpjekjet e misionit ushtarak e civil ndërkombëtar në Kosovë e Metohi në drejtim të qetësimit të konfliktit ndëretnik, por nga shkaku i përmendur mandati themelor i Kombeve të Bashkuara i paraparë me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, objektivisht nuk ka mund të realizohet. Ky mandat ka kërkuar:"vendosjen dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të institucioneve të përkohshme demokratike të vetadministrimit për t u siguruar kushtet për një jetë normale e të qetë të të gjithë banorëve të Kosovës... sigurimin e kthimit të sigurt e të lirë të të gjithë refugjatëve e të të zhvendosurëve në shtëpi të veta... dhe mbrojtjen e përparimin e të drejtave të njeriut." Mossuksesi i mandatit të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e jetës, lirisë, sigurisë, pasurisë, prosperitetit, të objekteve fetare dhe të trashëgimisë kulturore të komunitetit serb doli në shesh në ngjarjet nga l7-l9 marsi i këtij viti që kishin forma dëbimi dhe spastrimi etnik kundrejt serbëve. Konsiderojmë se dështimi nuk është pasojë e mungesës së vullnetit të lirë dhe të ndërgjegjes të pjesës dërmuese të Kombeve të Bashkuara në realizimin e misionit të tyre.Fjala është këtu për pamundësinë objektive që disa dhjetëra mijëra ushtarë të vendeve të paktit të NATO-s dhe të shteteve të tjera , fizikisht e efektivisht t` i mbrojnë rreth njëqind mijë serbë, pasurinë dhe kishat e tyre , në situatë në të cilën ata jetojnë në territorin propocionalisht të madh e të copëtuar të Krahinës. Ekskluziviteti nacionalist i pjesës dërmuese të komunitetit shumicë është aq i fuqishëm sa që bukvalisht rrezikon ekzistencën fizike të serbëve në territor në të cilin , në një kontinuitet të vazhduar , jetojnë mbi dhjetë shekuj. Këtë fakt Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e kanë marrë parasysh kur kanë vendosur të pranojnë misionin e ruajtjes së paqes dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë e Metohi. Për këtë arsye është i domosdoshëm ndryshimi i suazës institucionale dhe i politikës të sigurimit të kushteve për një jetë të qetë e normale për të gjithë serbët dhe banorët e tjerë të Kosovës të kombësisë joshqiptare , si dhe të sigurimit të kthimit të tyre të sigurt e të papengueshëm në territorin e Krahinës nga i cili u dëbuan me dhunë . Gjithashtu , e domosdoshne është edhe mbrojtja efektive e përparimi i të drejtave të njeriut në përputhje me normat e standardët evropiane, duke marrë parasysh se Krahina , Bashkësia e Shteteve Serbia e Mali i Zi , e në mes tjerash edhe tërë rajoni , janë pjesë e natyrshme e qytetërimit evropian. Ndryshimi i propozuar duhet të caktojë parimet, suazat dhe institucionet e autonomisë territoriale për komunitetin serb dhe komunitetet e tjera joshqiptare . Ndryshimi nuk do të rrezikonte tërësinë territoriale të Krahinës, as të drejtat ligjore të komunitetit etnik shqiptar. Parimi i "autonomisë brenda autonomisë" nuk është heqje dorë nga parimi i ndërtimit të shoqërisë multietnike e multikulturore të Krahinës, por përkundrazi, është e vetmja mënyrë e realizimit të këtyre parimeve. Kosova e Metohia dhe Serbia zënë vend qendror në Ballkan, i cili është i njohur si multietnik e multikulturor dhe historikisht e vetmja gjë që mund të jetë e mundshme.Autonomia territoriale do të krijojë kushte që shoqëria rënd e plagosur në Kosovë e Metohi me kohë të vijë në situatë ku pajtimi në pikëpamje etnike, religjioze e kulturore dhe besimi reciprok do të ishin real dhe të mundshëm. Komuniteti ndërkombëtare është orvatur vite me radhë të bindë Serbinë se autonomia e Kosovës e Metohisë kërkon elemente të veçanta dhe jotipike. Gjithashtu, ajo sot, duhet të pranojë se autonomia e serbëve në Krahinë, për shkaqe objektive dhe të qëndrimit dhe ekzistimit të tyre , kërkon po këtë gjë.Njëherit, ajo është edhe formë decentralizimi në kryerjen e punëve publike dhe formë zhvillimi të parimit sipas të cilit nevojat publike të popullsisë plotësohet nga ana e organeve më të afërta për to . Këto janë parime të demokracisë lokale dhe të vetadministrimit , të cilat i mbështesin dhe inicojnë Këshilli i Europës dhe Unioni Europian. Plani për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi që shtrohet në këtë dokument, niset nga gjendja ekzistuese se Kosova e Metohia është pjesë e Republikës së Serbisë nën administratën civile e ushtarake të Kombeve të Bashkuara. Dokumenti ofron planin e garancive institucionale për pozitën e komunitetit serb në Krahinë. Dokumenti nuk trajton çështjen e statusit të Kosovës e Metohisë i cili është përcaktuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. 2.1. Organizimi i deritanishën territorial i Krahinës ka treguar mossuksesin e organizimit politik e administrativ të një shoqëria multiatnike por me ndasi të thella. Ai bazohet në një premisë të gabueshme se realizimi i autonomisë krahinore nga rendi kushtetutar i vitit l974 ishte zgjidje racionale dhe e drejtë e marrëdhënieve etnike të të dy komunteteve dominuese - shqiptar e serb. As shqiptarët nuk ishin të kënaqur me një gjendje të tillë - argument për këtë është kryengritja masive e pranverës së vitit l98l, dhe as për serbë kjo gjendje në Kosovë e Metohi nuk ishte e pranueshme., sepse të drejtat nuk i kishin të mbrojtura, dhe se përqindja më e madhe e popullatës serbe është shpërngulur mu gjatë kësaj periudhe ( duke mosllogaritur periudhën nga viti l999). Spastrimi kryesor etnik i serbëve është kryer para sulmeve të organizuara nga l7 marsi i këtij viti, me dëbimin e tyre brutal pas qershorit të vitit 1999. Popullata serbe dhe ajo tjetër joshqiptare u shndërrua në enklava të vogla e të shpërndara ku ajo dalngadalë, por me siguri zhdukej . Sipas këtij "realiteti" pavarësia e Krahinës bëhet "zgjidhje e logjikshme", me të cilin rast nuk kihet parasysh fakti se kjo gjë shkakton destabilizim të paparë në tërë rajonin me ndryshim eventual të kufirit të Serbisë dhe të bashkësisë shtetërore Serbia e Mali i Zi. Kuvendi Popullor i Republëikës së Serbisë konsideron si të vetmëm gjë reale, të logjikshme, por edhe të drejtë zhvillimin e vërtetë dhe efektiv të premisave për shoqëri multietnike në Kosovë e Metohi. Kusht për një gjë të tillë është eliminimi i të gjitha mundësive për përsëritjen e sulmeve të organizuara dhe të dhunës ndaj serbëve, e poashtu është edhe njësoj e rëndësishme që t `u bëhet e mundshme të gjithë të shpërngulurve internë që të kthehen në Krahinë. Është e papranueshme zvarritja e kthimit të personave të dëbuar për shkak të mungesës së sigurisë dhe të lirisë së qarkullimit. Siguria e njerëzve , mbrojtja e jetës dhe e pasurisë së tyre , sot në Kosovë e Metohi, janë të kushtëzuara nga jetesa dhe ekzistenca në komunitetin e "vet" etnik . Kjo gjë kërkon një organizim adekuat territorial të Krahinës që ua bënë të mundshëm autonominë territoriale jo vetëm serbëve , por edhe komuniteteve të tjera të cilat shprehin dëshirën e vet për këtë gjë ( romëve, goranëve, boshnjakëve- muslimanëve etj.) . Autonomia territoriale nuk nënkupton ndarjen e Krahinës as që është ndonjë surrogat për të . Ajo nuk shpie në ndryshimin e kufijve për shkak të krijimit të entiteteve monoetnike, sepse pikërisht kjo dëshirohet të pengohet duke krijuar kushte stabile për ekzisteimin dhe kthimin e serbëve dhe të joshqiptarëve të tjerë në mënyrë që karakteri multietnik, si vlerë bashkëkohëse e qytetërimit, së pari të rimëkëmbet e pastaj në të ardhmen edhe të zhvillohet. 2.2. zonat e autonomisë së ardhshme do të përbënin komunat, pjesët e komunave dhe lokalitetet, në të cilat serbët , para dëbimit më 1999 përbënin popullatën shumicë. Këto territore do të përfshinin edhe tokat bujqësore e sipërfaqet e tjera që kanë qenë pronë e serbëve para luftës në vitin l999. Meqë shumica e serbëve jetonte në qendra urbane në të cilat sot nuk ka më serbë,ose numri i tyre mund të jetë vetëm disa qindra ( Prishtina, Peja, Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Istoku, Lypiani, pjesa jugore e Mitrovicës etj.), dhe se kthimi i tyre në këto qytete , nuk mund të pritet së shpejti, është i domosdoshëm kompensimi real ( compensatio iustum). Kjo do të thotë se serbët kanë të drejtë në pjesët e territorit e cila lidh në mënyrë të natyrshme lokalitetet me shumicë serbe, ku ata më parë nuk ishin shumicë , por në të cilat tani po kthehet popullata e dëbuar me rastin e spastrimit etnik. Ky është parakusht që zonat e ardhshme të autonomisë territoriale të kenë karaktaristika të Regjionit, që me veçoritë e veta gjeografike e natyrore, resurset ekonomike e agrare, infrastrukturën ekzistuese e potenciale të komunikacionit, energjetike, komunale dhe me infrastrukturë tjetër , si dhe elementet e tjera të domosdoshme , paraqesin tërësi të rrumbullakësuara territoriale ku është e mundshme të jetohet dhe të stabilizohet zhvillimi që është i domosdoshëm për riatdhesimin e refugjatëve. Këto zona në momentin e parë nuk dotë jenë qendra urbane , por do të kishin mundësi objektive që të zhvillohen si të tilla.Zonat me qendra urbane do të ofronin të gjitha elementet e përmbatjeve administrative, sigurie,edukative, shëndetësore, kulturore, sportive e zbavitëse, në pajtim me numrin dhe nevojat e popullatës..Kjo kërkon një jetë të organizuar qytetërimi, me prosperitet e demokratike dhe ,nëse kjo nuk do të mund të realizohej, që më parë do të pësonte disfatë ideja për shoqërinë multietnike e multikulturore në të cilën një komunitët etnik dhe ( ose) kulturor nuk do të prosperonte në dëm të një tjetri. Ndërlidhja territoriale e zonave autonome nuk është kusht i domodoshëm për ekzistimin dhe zhvillimin e tyre , mirëpo është i dëshrueshëm . Çështja esenciale e sigurisë së jetës dhe pasurisë, si dhe të lirisë së lëvizjes në zona ashtu të lidhura, do të realizohej më lehtë dhe në mënyrë më të plotë. Nga i njëjti shkak , me rastin e caktimit të tërësive territoriale , duhet marrë parasysh ato që mbështetën në pjesën e mbetur të Serbisë Qendrore, sepse këto zona do të ishin me të sigurta nga ato që gjenden në thellësi të Kosovës e Metohisë. Komunikimi me bashkatdhetarët e vet, e me këtë edhe ekzistenca, në këtë mënyrë pakrahasimisht do të lehtësoheshin.. Autonominë territoriale të serbëve në Kosovë e Metohi do ta përbënin pesë tërësi territoriale - Rajone, e këto do të ishin: i Kosovës Qendrore, Kosovës Veriore, i Pomoravles së Kosovës, i Malit të Sharrit dhe ai i Metohisë. Objektet e monumentet më të rëndësishme fetare , si dhe monumentet kulturore-historike të popullit serb të cilët në pikëpamje hapsinore do të mund të gjendeshin dhe të lidheshin me rajonet e propozuara, do të ishin pjesë e tyre. Ato që nuk do të mund të hynin këtu, do të kërkonin garanca përkatëse nga ana e shtetit të Serbisë , garanca ndërkombëtare dhe mbrojtje fizike efektive. Rajonet e theksuara do të përbënin Regjionin i cili do të ishte bartës politik e juridik i autonomisës territoriale në kudër të Kosovës e Metohisë AUTONOM SERB NË KOSOVË E METOHI Ky plan parashikon mbrojtje të dyfisht të komunitetit serb në Kosovë e Metohi: me anë të autonomisë territoriale ( me themelimin e Regjionit), me të cilën do të mbrohej pjesa më e madhe e serbëve, dhe me anë të autonomisë kulturore e personale përmes së cilës do të mbroheshin të drejtat e serbëve që jetojnë jashtë zonave të autonomisë territoriale ( Regjionit). Të të dy format e mbrojtjes , marrë bashkërisht, përbëjnë nocionin e Komunitetit Autonom Serb në Kosovë e Metohi. Në zonat ky serbët përbëjnë popullatën kompakte, themelohet autonomia territoriale në formë Regjioni me të drejta, kompetenca e institucione unike. Në lëmin e të drejtave dhe të kompetencave të theksuara nën 3.1.2. qytetarët do të kenë pushtetin legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor. Në aktivitetin e vet, organet e pushtetit kanë për detyrë të përfillin parimet e ndarjes dhe të kontrollit demokratik të pushtetit, si dhe parimet e toleroncës etnike, kulturore e fetare. Në caktimin e vëllimit të kompetencave të Regjionit shfrytëzohet parimi i subsidiaritetit. Sipas këtij parimi caktohet rrethi i kompetencave që në kushte ekzistuese do të realizoheshin më mirë dhe më me efektivitet në kuadër të autonomisë territoriale , e gjithashtu edhe në kuadër të vetadministrimit lokal se sa në nivelë të tërësisë së Kosovës e Metohisë. Fjala është për këto kompetenca - organizimi i Regjionit ( rregullimi i organeve dhe i procesit elektoral) - siguria (policia) dhe mbrojtja civil - judikatura - arsimi - shëndetësia - politika sociale - kultura , mediat dhe sporti - mbrojtja e përmendoreve të kulturës - martesa dhe marrëdhëniet familjare, trashëgimia e kujdestaria - marrëdhëniet pasurore-juridike për pasuritë e paluajtshme - zbatimi i privatizimit në territorin e Regjionit - regjistrat publikë - përdorimi zyrtar i gjuhës e i shkrimit - sanksionet për shkelje të dispozitave ligjore nga sfera e kompetenca - ve të Regjionit - programet zhvillimore - vetadministrimi lokal - bashkëpunimi regjional ndërkombëtar në sferën e kompetencvae të Regjionit - planifikimi hapësinor - mbrojtja ekologjike - infrastruktura e rëndësihme për Regjionin - përcaktimi i burimeve të të ardhurave ( buxheti dhe bilanci ) - menaxhimi i pasurisë publike - industria në hapësirën e Regjionit - pasuritë natyrore e minerale - bujqësia, blegtoria, pylltaria, gjuetia e peshkimi - shërbimet. Në sferat e numruara kompetenca ushtrohet duke u harmonizuar me politikën e Kosovës e Metohisë. Organe të automisë territoriale (Regjionit) janë: Kuvendi i Regjionit,Këshilli Ekzekutiv i Regjionit, organet e administratës dhe gjykatat ( gjykatat themelore dhe të shkallës së dytë). Kuvendi i Regjionit është organi më i lartë përfaqësues e legjislativ i autonomisë territoriale . Zgjedhet në bazë të së drejtës së përgjithshme dhe të barabartë të votës së të gjithë qytetarëve të të gjitha pesë rajoneve që përbëjnë Regjionin, dhe me vota të fshehta . Përbëhet prej një dhome me pjesëmarrje përafërsisht të barabartë të deputetëve nga secili Rajon. Ka autorizime ligjislative dhe kontrolli. Këshilli Ekzekutiv i Regjionit është bartës i pushtetit ekzekutiv . Bashkë me organet e administratës zbaton dispozitat ligjore të Kuvendit të Regjionit, përcakton dhe zbaton politikënn në lëmin e kompetencave të Regjionit .Gjithashtu, Këshilli Ekzekutiv i Regjioinit , ka për detyrë të zbatojë aktet ligjore të Parlamentit të Kosovës e Metohisë në Rajonet që përbëjnë Regjionin. Zgjedhja e Kuvendit të Regjionit , Këshillit Ekzekutiv të Regjionit, e organeve të administratës dhe të organeve e të forumeve të tjera dhe mënyra e punës së tyre rregullohen me akte ligjore që i nxjerrë Kuvendi i Regjionit. Gjyqësia. Regjioni, përveç pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, ka edhe pushtetin gjyqësor, i cili vepron në rajone që përbëjnë Regjionin. Pushteti gjyqësor duhet në mënyr të pavarur, të paanëshme dhe objektive të aplikojë normat e përgjithshme juridike që kanë të bëjnë me situata kontestuese të veçanta , në të cilat qytetarët, personat juridikë ose organet e pushtetit publik janë në kontest të drejtash. Meqë në mjedise etnikisht thellë të ndara aplikimi i të drejtave dhe konstatimi i fakteve relevante për zbatimin e tyre , janë nën ndikimin e anëshmërisë etnike , në Kosovë e Mertohi , për këtë fakt, realizimi i funksionit gjyqësor është rrezikuar . Për këtë arsye është e domosdoshme që funksioni gjyqësor , me përjashtim të vendosjes definitive lidhur me ligjshmërinë, të ushtrohet në Regjion. Gjykatat e shkallës së parë të kompetencës së përgjithshme organizohen për territorin e një ose disa komunave brenda Regjionit. Regjioni do të kishte edhe një Gjykatë regjionale e cila do të ishte si gjykatë e shkallës së dytë e kompetencës së përgjithshme për gjykatat komunale të shkallës së parë. Njëherit, Gjykata regjionale , në të njëjten kohë, do të kishte edhe kompetencat e gjyqësisë komerciale e administrative për territorin e Regjionit. Funksionin e gjykatës më të lartë në kuadër të kompetencave të Krahinës, jashtë kontrollit kushtetutar- gjyqësor dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut e të lirive civile të garantuara me kuishtetutë dhe konventa ndërkombëtare, do ta kishte Gjykata Supreme e Kosovës e Metohisë. Kolegji i veçnatë i Gjykatës Supreme për çështje të Suazës së Kushtetutës , do të formonte kolegjin që dë të përbëhej prej tre gjyqtarëve : një gjyqtari të Gjykatës Supreme i cili është serb etnik, një gjyqtari të Gjykatës Supreme i cili është shqiptar etnik dhe gjyqtari i tretë, ndërkombëtar, të cilin do ta emëronte Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithsdhëm të Kombeve të Bashkuara. Ky kolegj do të vendoste në të gjitha precesimet që kanë të bëjnë me aktet ligjore dhe veprimet e organeve të Regjionit dhe të organeve të vetadministrimit lokal nga territori i Regjionit. Ekzistojnë prokurorë publikë komunal dhe Prokurori Publik i Regjionit, të cilët ushtrojnë detyrat e veta në përputhje me ligjin në fuqi. Regjioni do të kishte funksionin thelbësor me rastin e zgjedhjes së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të Gjykatës Regjionale, si dhe të prokurorëve publikë komunal e të Prokurorit Publik të Regjionit. Gjyqtarët dhe prokurorët i emëron Përfaqësuesi Special i Sekretarit të _Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara , me propozimin që e verifikon Kuvendi i Regjionit nga lista e kandidatëve që ia prorpozon Kolegji konsultativ i judikaturës së Regjionit. Kuvendi i Regjionit i propozon Dhomës përkatëse të komunitetit serb në Parlament të Kosovës e Metohisë edhe dy të tretat e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës e Metohisë nga radha e serbëve . Kuvendi i Regjionit emëron gjyqtarët për kundërvajtje në territorin e Regjionit. Institucionet e përkohshme të vetadministrimit në Kosovë e Metohi do të bartin në Regjion funksionet e financimit të gjykatave dhe të pagave dhe të të ardhurave të tjare të gjyqtarëve, të prokurorëve publikë dhe të gjyqtarëve për kundërvajtje në territorin e Regjionit. Në Kosovë e Metohi është duke u ndërtuar tregu i hapur ekonomik dhe asnjë dispozitë e këtij Plani nuk rrezikon dhe nuk guxon të rrezikojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave e të kapitalit në territorin e Krahinës. Buxheti i Regjionit do të ketë të ardhura të mjaftueshme vetjake për financimin e kompetencave të veta. Burime të ardhurash për buxhet janë tatimet, taksat , kompensimet dhe tagrat e tjera , të ardhurat nga pasuria, donacionet dhe të ardhurat e tjera . Pushteti qendror i jep dotacion Regjionit për kryerjen e punëve me të cilat ngarkohet. Regjioni mund të marrë kredi investicionale. Për buxhetin dhe llogarinë përfundimatare të buxhetit vendos Kuvendi i Regjionit. Pushtetit qendror i takojnë të ardhurat nga dogana, nga tatimet për vlerën shtesë , akcizat dhe nga tagrat e tjera të ngjashme. Regjionit dhe komunave që e përbëjnë u takojnë të ardhurat nga tatimet e drejtpërdrejta , siç janë tatimi për të ardhurat e qytetarëve dhe tatim- fitimi, si dhe tatimi për pasurinë, nga taksat administrtive e komunale , kompensimi për shfrytëzimimin e vlerave publike dhe të ardhurat e tjera . Në Regjion ekziston Drejtoria Autonome e Tatimeve. Regjioni dhe komunat që e përbëjnë janë pronarë të pasurisë e cila shërben për ushtrmin e funksioneve të tyre. Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në emër të Kosovës e Metohisë, do të lidhë kontrata bilaterale e regjionale për tregtinë e lirë me vendet e regjionit. Serbët që jetojnë jashtë territorit të Regjionit , përveç të të drejtave klasike të njeriut të garantuara për të gjithë qytetarët e Kosovës e Metohisë, duhet të gëzojnë edhe të drejtat e veçanta kolektive , të domosdoshme për të ruajtur identitetin e vet. Këto realizohen jo vetëm si të drejta të statusit negativ,në kuptim të obligimit të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit që të rezervohen nga ndërhyrja në ushtrimin e tyre të lirë, ose si të drejta të statusit aktiv, duke ua bërë të mundshme serbëve pjesëmarrjen në jetën publike dhe barabarësinë me rastin e punësimit në shërbime publike - por edhe si të drejta të statusit pozitiv, çka nënkupton obligimin e Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit që të ndërmarrin masa me të cilat avancohet pozita e komunitetit serb në ato pjesë të Kosovës e Metohisë ku ai është i rrezikuar. Duke u nisur nga këto premisa , komunitetit kombëtar serb duhet doemos t` i sigurohen këto instrumente juridike: liria e shprehjes së identitetin kombëtar; ndalimi i diskriminimit; marrja e masave për sigurimin e barazisë; ndalimi i asimilimit me dhunë; zhvillimi i frymës së tolerancës ; ndalimi i nxitjes së urrejtjes raciale, nacionale e fetare; e drejta për ruajtjen e specifikave ( e drejta e përdorimit të gjuhës serbe, zgjedhja dhe përdorimi i emrit personal, përdorimi zyrtar i gjuhës e i shkrimit, e drejta për kultivimin e kulturës e të traditës , barazia me rastin e punësimit në shërbime publike, shkollimi në gjuhën serbe, përdorimi i simboleve kombëtare, informimi publik në gjuhën serbe); e drejta e bashkimit ; e drejta e bashkëpunimit me bashkatdhetarët në Regjion dhe jashtë territorit të Kosovës e Metohisë; ndalimi i shkeljes së të drejtave të pjesëtarëve të komunitetit serb; mbrojtja gjyqësore e të drejtave të pjesëtarëve të komunitetit serb; themelimi i Këshillit kombëtar të komunitetit serb dhe Ombudspersoni për të drejtat e pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare. Të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit kombëtar serb më saktësisht theksohen në Aneksin e këtij Plani. Pjesëtarët e komuniteteve të tjera kombëtare që jetojnë në rajone që përbëjnë Regjionin gëzojnë të gjitha të drejtat nga Kaptina 4 (Të drejtat e komuniteteve dhe të anëtarëve të tyre) e Suazës Kushtetuese për vetadministrimin e përkohshëm. TË KULTURËS 4.1.Monumentet e kulturës në Kosovë e Metohi meritojnë mbrojtje dhe ruajtje të veçantë: Së pari , sepse janë trashëgimi unike kulturore , monumentet e vlefshme të së cilës që moti janë të njohurë si trashëgimi europiane. Së dyti, për shkak se mbrojtja, ruajtja dhe lënia e kësaj trashëgimie kulturore gjeneratave të ardhshme i takon shtetit " në territorin e të cilit gjenden" ( neni 4 i Konventës mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore, 1972 ). Së treti, për shka se pëveç popullësisë dhe pronës ndaj tokave , janë si kriter i tretë në përcaktimin e të drejtave edhe të komunitetit serb edhe shqiptar në territorin e Kosovës e Metohisë. 4.2. Monumentet e kulturës së Serbisë paraqesin trashëgiminë unike e cila, që nga periudha midis dy luftërave botërore, është e njohur si pjesë e pandashme i trashëgimisë europiane. Edhe me këtë rast duhet theksuar se kjo trashëgimi: - ruan arkitekturën, në një pjesë edhe artin, e perandorisë romake e bizantine të shtetit mesjetar serb, të perandorisë turke, pastaj edhe të arkitekturës së re të serbëve e të shqiptarëve,në vazhdimësi të pandërprerë shekullore - çka është fenomen i vetëm - shënom nivelin më të lartë të arkitekturës e të artit bizantik të kohës së vet - në pjesën konsideruese të monumenteve të veta prezenton integrimin unik të arkitekturës së Bizantit ortodoks dhe të artit romanesk katolik, çka gjithashtu është si fenomen i vetëm - ruan monumentet që dëshmojnë për dy shekuj ( prej ll70 deri l37l) zhvillimi të një nga shtetet e zhvilluara europiane. Kjo trashëgimi unike e Europës duhet doemos të ruhet në formë dhe destinim të vet burimor dhe e përparuar t ` i lihet gjeneratave të reja . Ky është një imperativ sipas të gjitha konvemtave mbi të mirat e trashëgimisë kulturore. 4.3. Monumentet e kulturës të Serbisë tani janë nën administratën e Misionit të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara (UNMIK-ut), në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara l244. Mirëpo, trashëgimtar legjitim dhe rojtës ligjor i monumenteve të kulturës në Kosovë e Metohi është shteti Serbia: - për shkak se i ka mbrojtur dhe ruiajtur monumentet në bazë të ligjeve të shtetit - për shkak se pjesën e tyre më të vlefshme dhe më të madhe i ka ngritur shteti mesjetar serb - për shkak se, në pjesën më të madhe, janë pronë e Kishës Ortodokëse Serbe - për shkak se Serbia shumicën e këtyre monumenteve , në gërmadha dhe gjendje braktisjeje i ka liruar nga okupimi turk dhe gjatë shekullit të kaluar ka investuar mjete tepër të mëdha dhe potencial profesional në rindërtimin e tyre - për shkak se Deklarata e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për vendbanimet e njerëzve ( parimi 9, Vankuver, l976 ) konstaton se " Secili vend ka të drejtë që me sovranitet të plotë të jetë trashëgimtar i vlerave të veta specifike kulturore që janë fryt i tërë historisë së tij", e ky është pikërisht rasti me trashëgiminë e Serbisë në Kosovë e Metohi. Nga qershori i vitit l999 në skenë është përpjekja e administratës së UNMIK-ut dhe të Institucioneve të Përkohshme të Vetadminitrimit që të imponojnë nocionin për "trashëgiminë kosovare", me qëllim që ta tjetërsojnë nga Serbia. Trashëgimia kulturore, sipas praktikës së përgjithshme në botë dhe sipas konventave relevante ndërkombëtare, u takon popujve ose shteteve. Territoret nuk kanë shtrashëgimi. Është e njohur se në Raportin e UNESK-os për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë ( viti 2003) askund nuk përmendet " trashëgimia e Kosovës"por gjithnjë" trashëgimia në Kosovë". 4.4. Qasjen e deritanishme të mbrojtjes, ruajtjes dhe mirëmbajtjes së monumenteve të kulturës në Kosovë e Metohi e kanë karakterizuar dy fakte: - UNMIK-u nuk e ka formuar shërbimin e vet për ruajtjen e monumenteve të kuturës,për çka ishte i obliguar në bazë të nenit 7 ,paragrafi 2 të Konventës për mbrojtjen e të mirave kulturore në rast konflikti të armatosur ( Hagë, l954 ), as që ka marrë mbi vete përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurive "në territorin e palëve të tjera kontraktuese", në këtë rast të Serbisë, për çka është i obligueshëm me nenin 4 të Konventës së Hagës. - kundrejt këtij obligimi, UNMIK-u, duke u bazuar në kritere politike , kompetencën për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës e barti në kompetencë të Institucioneve të Përkohshme të Vetadminitrimit, ndonëse e dinte se këto nuk kanë referenca profesionale për të ushtruar këtë kompetencë, dhe me asgjë nuk kanë treguar kujdes që këtë kompetencë në mënyrë efikase ta marrin mbi vete. Në këtë mënyrë trashëgimia unike kulturore mbeti, më shumë se katër vite, pa shërbim përgjegjës , i cili do të kujdesej për të. Pasojat janë dramatike.Është lënë që koha të bëjë të vetën çka kudo konsiderohet si sjellje joqytetëruese. Mbarë periudha prej qershorit të vitit l999 nga kur filloi rrënimi vandal dhe asgjësimi i monumenteve të kulturës në Kosovë e Metohi, si dhe ngjarjet e fundit prej l7-l9 mars të këtij viti kanë dëshmuar se garancat që janë dhënë nuk ishin efektive dhe se mbrojtja fizike i KFOR-it ishte e pamjaftueshme. Në vetëdije të vandalistëve këto janë monumente pa rojtës ligjor . Vetëm më l7 dhe l8 mars të këtij viti janë rrënuar dhe dëmtuar 35 kisha e manastire, nga ky numër , l6 monumente të kulturës. . Asgjësimi e tejkalio atë nga viti l999 ( pas luftës), sepse janë djegur dy monumente ( manastiri i Shën Arkangjelit , tempulli i varrit të Car Dushanit dhe kisha unike e qytetit Bogorodica Ljevishka ) të cilët, në Raportin e Misionit të UNESK-os në Kosovë ( viti 2003), janë kategorizuar si monumente me vlerë universale( prej gjithsej gjashtë këso monumentesh në Kosovë e Metohi). Po qe se nuk ndryshohet statusi i këtyre monumenteve krimi mund të përsëritet. 4.5. Është e njohur se monumentet e kuklturës të Serbisë janë të shpërndara në mbarë territorin e Kosovës e Metohisë . Ky fakt imponom dy forma të mbrojtjes e të ruajtjes së monumenteve të kulturës . Një është statusi i monumenteve të kulturës brenda territorit të Regjionit e tjetëri jashtë territorit të Regjionit. Brenda territorit të Regjionit kompetenca e ruajtjes së monumenteve të kulturës është përfshirë në kompetencat e autonomisë dhe mbrojtja e ruajtja e monumenteve realizohet në bazë të Ligjit për monumentet e kulturës të Serbisë. Jashtë territorit të Regjionit, monumentet që janë me rëndësi të jashtëzakonshme fitojnë statusin e të mirave kulturore,të cilat drejtpërdrejti i administron Republika e Serbisë. Statusi i tillë siguron implementimin e nenit 6 , aneksi 2 , të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara l244, i cili i siguron personelit serb" praninë në vendet e trashëgimisë kulturore serbe". Duhet përcaktuar kriteret sipas të cilave caktohen të mirat me statusin e përmendur. Këto duhet të jenë të mira me rëndësi të veçantë për historinë dhe kulturën e Serbisë dhe Kishën Ortodokëse Serbe, e që në bazë janë të përshtatshme për t` u klasifikuar në trashëgiminë europiane.Për shembull, Patriarkana e Pejës ,Përmendorja e Luftës së Kosovës, fondacionet e varrezave të sundimatarëve Nemanjiq, qyteti më i madh i shtetit mesjetar serb; Për Kishën Ortodokëse Serbe edhe të gjitha manastirët e gjalla. E logjikshme është të supozohet se të gjitha monumentet përcaktohen nga ana e komisionit profesional të UNESK-os me propozimin e Serbisë. TERRITORIALE ( REGJIONIT) ME INSTITUCIONET E PËRKOHSHME TË VETADMINISTRIMIT NË KOSOVË E METOHI 5.1. Parimet mbi të cilat bazohen këto marrëdhënie * parimi i subsidiaritetit * parimi i barazisë së qytetarëve në pikëpamje të gëzimit dhe të mbrojtjes së lirive dhe të së drejtave elementare të qytetarëve * parimi i koordinimit * parimi i përputhshmërisë( harmonizimit) * parimi i subordinimit. Raporti midis Institucioneve të Përkohshme të Vetadminitrimit dhe Regjionit duhet të rregullohet në mënyrë normative ashtu që Regjionit t` i sigurohet një shkallë e lartë e autonomisë ( autonomia thelbësore ) kundrejt Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit .Kjo raelizohet me përcaktimin e një rrethi të gjerë të kompetencave burimore e të bartura në të cilat Regjioni do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe autonome. Në këtë mënyrë sigurohet efikasiteti i plotë dhe përgjegjësie e Regjionit në uashtrimin e punëve nga kompetenca e tij. Me futjen e parimit të subsidiaritetit dhe me krijimin e mekazmave për zgjidhjen e konflikteve eventuale kompetencash midis organve të Regjionit dhe Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit , në mënyrë maksimale do të mënjanoheshin anët negative të vendosjes në shumë shkallë e të cilat janë të pranishme në strukturat e ndërlikuara të distribuimit të pushtetit. Në ushtrimin e autorizimeve dhe të përgjegjësive të veta, Autonomia e Regjionit do të kufizohej me parimin universal të respektimit të të drejtave të njeriut të të gjithë banorëve të Regjionit. Kufizimi i të drejtave të Regjionit do të bazohej edhe në implementimin e parimeve të koordinimit, që do të thotë të harmonizimit të punës së organeve të Regjionit, si dhe në harmonizimin e akteve dhe të veprimeve të administratës së Regjionit në aplikimin e ligjeve dhe të akteve të tjera të përgjithshme - përmes aktivitetit të Administratorit regjional. Në mënyrë të kufizuar do të aplikohej edhe parimi i subordinimit - përmes masave në procesin e survijimit të organeve të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit ndaj organeve të Regjionit . Veç kësaj , kufizimi i konsiderueshëm i autonomisë së Regjionit, do të paraqitte edhe mundësinë e Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit që drejtpërsëdrejti t`i zbatojnë disa dispozita të përgjithshme në territor të Regjionit kur kjo do të ishte e domosdoshme për shkak të vetë natyrës së këtyre dispozitave. 5.2.1. Ndryshimi i statusit të autonomisë territoriale (Regjionit) nuk mund të bëhet pa pëlqimin e së paku dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend të Regjionit. 5.2.2. Në pajtim me parimin e subsidiaritetit, përveç kompetencave burimore të Regjionit, të gjitha kompetencat që nuk janë razervuar për Përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe për Institucionet e Përkohshme të Vetadministrimit , bëjnë pjesë në kompetencat e Regjionit dhe të komunave. 5.2.3. Organet e Regjionit, në ushtrimin e kompetencave të veta, nuk mund të kufizojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve që janë përcaktuar me Suazën Kushtetuese. 5.2.4. Në raste kur ekzistojnë dispozita ligjore të Regjionit dhe dispozita ligjore të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit , prioritet aplikimi ka dispozita ligjore e Regjionit, e në rast konflikti midis dispozitave të Regjionit dhe dispozitave të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit , do të aplikohet dispozita e Regjionit deri te marrja e vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës e Metohisë. 5.2.5. Në rast konflikti kompetencash midis organeve të Regjionit dhe të Institucioneve të Përkohshme të Vetadminitrimit , vendos Kolegji i Veçantë i Gjykatës Supreme të Kosovës e Metohisë. 5.2.6. Këshilli Ekzekutiv i Regjionit është i autorizuar të ngrisë procedurën para Kolegjit të Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës e Metohisë për konstatimin e papajtueshmërisë së akteve të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit me Suazën Kushtetuese, kur me këto akte preken kompetencat e Regjionit. 5.2.7. Dispozitat ligjore të Regjionit që miratohen në kuadër të kompetencave të Regjionit, duhet doemos të jenë në pajtim me aktin themelor, Statutin e Regjionit. Kontrollin e pajtueshmërisë së tyre me aktin themelor, Statutin e Regjionit, e ushtron Gjykata Regjionale në procedurën gjyqësore-administrative. 5.2.8. Dispozitat ligjore të Regjionit që miratohen për zbatimin e dispozitave ligjore të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit , duhet doemos të jenë në pajtim me dispozitat e përgjithshme dhe me Suazën Kushtetuese të Institucionerve të Përkohshme të Vetadministrimit. 5.2.9. Dispozitat ligjore të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit në territorin e Regjionit , si rregull , i zbatojnë organet përkatëse të Regjionit. 5.2.l0. Organet e Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit kanë të drejtë mbikëqyrjeje ndaj zbatimit të dispozitave ligjore të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit nga ana e organeve të Regjionit. Organet e Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit, në procesin e mbikëqyerjes, mund të vënë në dukje anomalitë në pracedurën e zbatimit të akteve të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit . Në qoftë se edhe pas theksimit të këtyre anomalive, oreganet e Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit konstatojnë se këto anomali nuk janë eliminuar , këto organe mund të zhvillojnë procedurën për anulimin e aktit të përgjithshëm të organit të Regjionit pranë Kolegjit të Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës e Metohisë. 5.2.11. Dispozitat ligjore dhe vendimet e Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit të cilat , për shkak të natyrës së vet , drejtpërsëdrejti i zbatojnë Institucionet e Përkohshme të Vetadministrimit në territorin e Regjionit , nuk mund të hyjnë në fuqi po qe se shumica e delegacionit të deputetëve të komunitetit kombëtar serb në Parlamentin e Kosovës e Metohisë kërkon procedurë të veçantë të parashikuar për çështjet që janë me interes vital për komunitetin kombëtar serb. 5.2.12. Po qe se në procedurën e harmonizimit nuk arrihet pëlqimi, vendimin definitiv e merr paneli i veçantë i cili përbëhet nga përfaqësuesi i komunitetit kombëtar serb,përfaqësusesi i propozuesit dhe anëtari të cilin e emëron Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.. 5.2.13. Kuvendi regjional mund të propozojë ligje nga kompetenca e Parlamentit të Kosovës e Metohisë. 5.2.14. Parlamenti i Kosovës e Metohisë para se të nxjerrë ligjin me rëndësi të veçantë për Regjionin , është i detyrueshëm të marrë mendimin e Kuvendit të Regjionit. 5.2.15. Kuvendi i Regjionit mund të shtrojë veto apsolute lidhur me marrëveshjen me karakter ndërkombëtar që e kanë arritur Institucionet e Përkohshme të Vetadministrimit , kur kjo marrëveshje ka të bëjë me kompetencat e Regjionit. 5.2.16. Ndryshimet dhe plotësimet e Suazës Kushtetuese dhe të ligjeve të Parlamentit të Kosovës e Metohisë që kanë të bëjnë me rregullimin e të drejtave për pasuritë e paluajtshme të cilat janë në territorin e Regjionit, nuk mund të hyjnë në fqi në territor të Regjionit pa pëlqimin e Kuvendit të Regjionit. 5.2.17. Përfaqësu special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara emëron për territor të Regjionit Administratorin regjional në kompetencën e të cilit është mbikëqyrja ndaj implementimit të akteve të Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit, si dhe harmionizimi i punës së administratës së Regjionit me Institucionet e Përkohshme të Vetadministrimit. 5.2.18. Administratori regjional emërohet nga lista prej pesë kandidatëve të cilën e propozon Kuvendi i Regjionit. AUTONOM SERB NË KOSOVË E METOHI 6.1. Për t `u konstituuar Komuniteti Autonom Serb në Kosovë e Metohi është e domosdoshme që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë Rezolutë të veçantë. Kuptimi dhe përmbajtja themelore e kësaj rezolute është realizimi i të drejtave të veçanta për komunitetin serb si mënyrë e vetme dhe urgjente e zgjidhjes së çështjeve të ekzistimit të tij në Kahinë dhe të kthimit në Kosovë e Metohi të dy të tretave të serbëve ( rreth 220.000) të dëbuar në Serbinë Qendrore. Përvoja gati pesë vjeçare e pranisë së administratës civile e ushtarake të Kombeve të Bashkuara flet se ekzistenca dhe kthimi janë të mundshëm vetëm me implementimin e mekanizmit të ngjashëm të administratës së përkohshme brenda Kosovës e Metohisë siç është parashikuar me pikën 10 të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara l244 për tërë Krahinën " në kuadër të RF të Jugosllavisë", e ky është model i "autonomisë thelbësore". Sipas objektivave dhe përmbajtjes së vet Rezoluta e re e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara , nuk do të zëvendësonte Rezolutën 1244, por vetëm do t` a plotësonte me dispozita me të cilat parimisht zgjidhet sot problemi më i madh në Kosovë e Metohi - mbrojtja e të drejtave të komunitetit kombëtar serb. 6.2. Zbatimi i kësaj Rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të realizohej me hartimin dhe miratimin e Statutit të Komunitetit autonom serb në Kosovë e Metohi. Statuti do të përcaktonte rajonet e Regjionit. Procedura e hartimit të Statutit do të bazohej në procedurën e hartimit të Suasës Kushtetuese për vetadministrimin e përkohshëm. I vetmi dallim do të ishte në faktin që në hartimin e Propozimit të Statutit përveç përfaqësuesve të UNMIK-ut , të serbëve e të shqiptrëve të Kosovës e Metohisë që do të thotë të Instituciooneve të tanishme të Përkohshme të Vetadminitrimit ) do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Serbisë, përkatësisht të Serbisë e Malit të Zi. Kjo është e domosdoshme për arritjen e pëlqimit të përgjithshëm rreth marrëveshjes mbi themelimin e Komunitetit kombëtar serb në Kosovë e Metohi. Tekstin e miratuar të Statutit të Komunitetit autonom serb në Kosovë e Metohi, pas konsultimeve përkatëse të përfaqësusve legjitim të të gjitha palëve të interesuara, da ta shpallte me dekretligj përkatës Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 6.3. Të gjitha veprimet e parashikuara procedurale do të duhej të kryheshin sa më parë në mënyrë që Statuti i Komuinitetit autonom serb në Kosovë e Metohi të fillojë të implementohet menjëherë pas shpalljes së tij.Miratimi dhe implementimi i Statutit do t i jipnin mjaft garanci tërë komuinitetit serb në Kosovë e Metohi , duke patur parasysh edhe pjesën shumicë të tij , e cila pas dëbimit gjendet në Serbinë Qendrore, që të jetojë lirisht dhe të marrë pjesë në jetën publike , jo vetën në rajonet e Regjionit të porsaformuar por edhe në tërë Kosovën e Metohinë. Pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet për organe të reja të Regjionit do t `i inkurajonin konsiderueshëm edhe për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti për organe të Kosovës e Metohisë. Shkurt, rregullimi i ri i jetës së komunitetit serb në Krahinë do të hapte faqen e re të priudhës së paqes së Kosovës e Metohisë multietnike. Liria e shprehjes së identitetit kombëtar Garantohet liria e shprehjes së përkatësisë kombëtare. Askush nuk është i detyruar të deklarohet për përkatësinë e vet kombëtare. Ndalimi i diskriminimit Garantohet barazia para ligjit dhe mbrojtja e barabartë ligjore , pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare. Ndalohet çfarëdo diskriminimi qoftë në bazë të përkatësisë kombëtare. Masat për sigurimin e barazisë Është obligim i Institucioneve të Përkohshme të Vetadminitrimit që kudo që është e nevojshme, të miratojnë masa përkatëse për përparimin e barazisë së plotë e efektive midis pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme kombëtare, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, sociale, politike e kulturore. Ndalimi i asimilimit të dhunshëm Ndalohet asimilimi i pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare kundër vullnetit të tyre të lirë. Institucionet e Përkohshme të Vetadministrimit kanë për detyrë të mbrojnë pjesëtarët e komuniteteve kombëtare prej çdo aksioni drejtuar ndaj asimilimit të tillë. Zhvillimi i frymës së tolerancës Në sferën e arsimit, kulturës e të informimit, Institucionet e Përkohshme të Vetadminitrimit nxisin frymën e tolerancës dhe të dialogut ndërkulturor dhe marrin masa efektive për përparimin e respektimit e të mirëkuptimit reciprok dhe të bashkëpunimit midis njerëzve që jetojnë në Kosovë e Metohi,pa marrë parasysh identitetin e tyre kulturor, gjuhësor ose fetar. Ndalimi i nxitjes së urrejtjes raciale,kombëtare e fetare Ndalohet dhe ndëshkohet çdo nxitje dhe provokim i pabarazisë kombëtare, raciale, fetare ose pabarazie tjetër, si dhe çdo provokim e përhapje e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, raciale, fetare e të tjera. E drejta e ruajtjes së specifikave Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare lirisht mund të përdorin gjuhën dhe shkrimin e vet, privatisht dhe publikisht. Pjesëtari i komunitetit kombëtar ka të drejtë që emrin dhe mbiemrin e vet ta shfrytëzojë në gjuhë të vet amtare, duke përfshirë këtu edhe shkrimin e emrit personal në të gjitha dokunetet publike në bazë të gjuhës dhe drejtshkrimit të komunitetit kombëtar. Në territor të njësisë së vetadministrimit komunal ku tradicionalisht jetojnë pjesëtarët e komuniteteve kombëtare, gjuha dhe shkrimi i tyre është në përdorim të barabartë zyrtar..Përdorimi zyrtar i gjuhës të komunitetit kombëtar, nënkupton sidomos: zhvillimin e procedurës gjyqësore e administrative në gjuhën e komuniteteve kombëtare, përdorimin e gjuhës së komunitetit kombëtar në komunikimin e organeve me autorizime publike me qytetarët; lëshimin e dokumenteve publike dhe mbajtjen e evidencave zyrtare në gjuhët e komuniteteve kombëtare dhe pranimin e këtyre dokumenteve në këto gjuhë si të plotëfuqishme; përdorimin e gjuhës së komuniteteve kombëtare në fletë-votime dhe materialin e zgjedhjeve, si dhe në punën e forumeve përfaqësuese. Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë që emërtimet tradicionale lokale, emërat e rrugëve e të lokaliteteve, si dhe shenjat topografike të shkruhen edhe në gjuhë të këtyre komuniteteve. Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë të shprehin, ruajnë, kultivojnë, zhvillojnë, përcjellin brez pas brezi dhe të manifestojnë publikisht veçoritë kombëtare e etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë përfaqësimi adekuat në shërbime publike, në organe të Institucioneve të Përkohshme të Vetadminitrimit dhe në organe të vetadministrimit lokal. Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë të edukohen dhe arsimohen në gjuhë të vet në institucione publike të arsimit e edukimit parashkollor, fillor e të mesëm. Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë të themelojnë institucione private arsimore në të gjitha nivelet. Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë të zgjedhin dhe të përdorin simbolet dhe shenjat kombëtare në vende publike . Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë informimi të plotë dhe objektiv në gjuhë të vet duke përfshirë edhe të drejtën e shprehjes , marrjes, dërgimit e të këmbimit të informacioneve e të ideve, si dhe të drejtën e themelimit të mjeteve të veta të informimit. E dreja e bashkimit Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë të themelojnë organizata e shoqata arsimore e kulturore, financimi i të cilave bëhet mbi baza të vullnetit të lirë. Organizatave dhe shoqatave të pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare u njihet roli i veçantë në realizimin e të drejtave të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve. Bashkëpunimi me bashkatdhetarët në regjion dhe jashtë territorit të Kosovës e Metohisë Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë të realizojnë ndërlidhje të papengueshme dhe të bashkëpunojnë me bashkatdhetarët e vet që jetojnë në regjion dhe jashtë territorit të Kosovëss e Metohisë. Ndalimi i shkeljes së të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare Ndalohen masat të cilat ndryshojnë raportin e popullësisë në zonat e banuara me pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme kombëtare dhe të cilat vështirësojnë gëzimin dhe realizimin e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare. Mbrojtje gjyqësore e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare Pjesëtarët e komuniteteve kombëtare kanë të drejtë t` i drejtohen gjykatës për mbrojtjen e të drejtave të veta. Pas përdorimit të të gjitha mjeteve gjyqërore juridike, pjesëtari i komunitetit kombëtar, kur konsideron se ndonjë e drejtë e tij është shkelur ose mohuar, mund të fillojë procedurën e mbrojtjes së të drejtave të veta para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Këshilli kombëtar i komunitetit kombëtar Pjesëtarët e komunitetit kombëtar mund të zgjedhin këshillin kombëtar për realizimin e të drejtave të vetadminitrimit në sferën e përdorimit të gjuhës e të shkrimit, arsimit , informimit e të kulturës. Këshilli kombëtar përfaqëson komunitertin kombëtar në sferën e përdorimit zyrtar të gjuhës, arsimit, informimit e të kulturës, merr pjesë në procesin e vendosjes ose vendos për çështjet nga këto sfera dhe themelon institucione nga këto sfera. Komuniteti kombëtar serb mund të vendosë që funksionet e këshillit të tij kombëtar t` i ushtrojnë organet e Regjionit. Ombudspersoni për të drejtat e pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare Kompetencat e Ombydspersonit janë: të ndjekë respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të komniteteve kombëtare dhe të kujdeset për përparimin e tyre; t `i pranojë parashtresat e personave të cilët konsiderojnë se të drejtat e pjesëtarëve të kumunitetit kombëtar u janë shkelur ose mohuar dhe t` u drejtohet Institucioneve të Përkohshme të Vetadminitrimit lidhur me këto parashtresa; të përgatisë propozimet e dispozitave me qëllim të zbatimit dhe të përparimit të të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare dhe ,në cilësi të propozuesit të autorizuar , t` ua parashtrojë Institucioneve të Përkohshme të Vetadministrimit për miratim; të fillojë prosedurën e vlerësimit të kushtetutshmërisë para Kolegjit të Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës e Metohisë po qe se konsideron se ndonjë ligj ose akt i përgjithshëm nuk është në harmoni me të drejtat e garantuara të pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare; të fillojë procedurën para Kolegjit të Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës e Metohisë me të cilën do të konstatohej nëse ekzistojnë dukuri të shkeljes e të mohimit sistematik të të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare. |
|||||
http://www.srbija.sr.gov.yu/kosovo-metohija/index.php?id=19933 | |||||
Copyright © 2004 Влада Републике Србије / Email: omr@srbija.gov.rs | |||||